Detaje nga romanca e Harry Styles me aktoren

Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Harry Styles me Taylor Russell.

Një burim i tha Us Weekly të enjten rmes këngëtarit “As It Was” dhe aktores kanadeze, edhe pse ata kanë qenë në lidhje për më pak se gjashtë muaj.

“Harry është kokë e këmbë i dashuruar me Taylor dhe i pëlqen të kalojë sa më shumë kohë me të”, tha burimi i brendshëm për gazetën. “Megjithë oraret e tyre të ngjeshur, ata gjejnë kohë për njëri-tjetrin sa më shpesh që të jetë e mundur.”

Në fakt, krijuesi i hitit “Watermelon Sugar shoqëroi Russell, gjithashtu 29 vjeç, në një “numër ngjarjesh në Londër këtë javë” – duke përfshirë një festë për shfaqjen e saj, “The Effect”.

“Edhe pse të dy janë të zënë me karrierën e tyre, ata mbështesin njëri-tjetrin me çdo mundësi që të kenë”, shtoi burimi. “Gjërat janë shumë serioze dhe Harry padyshim sheh një të ardhme me Taylor.”

Dyshja u lidh për herë të parë në qershor pasi u panë duke dalë nga një galeri arti së bashku.

Muajin pasues, çifti konfirmoi romancën e tyre kur Taylor mori pjesë në koncertin “Love On Tour” të Styles në Vienë, Austri.

Përpara lidhjes së tyre, Harry ishte në lidhje me Olivia Wilde për gati dy vjet para ndarjes së tyre në nëntor 2022. Ai gjithashtu ishte i lidhur së fundmi me Candice Swanepoel dhe Emily Ratajkowski, me të cilat u pa në mars.

Ndërkohë, Russell u përfol se po takohej me Timothée Chalamet në vitin 2022 pasi ata luajtën bashkë në “Bones and All”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top