Sylvinho zgjedh eksperiencën, Ajeti në krah të Gjimshitit: ja formacioni anti-Çeki

Shqipëria zbret në stadiumin “Arena Kombëtare” si kryesuese e grupit, me objektiv të ndalojë parakalimin e Republikës Çeke. Një ndeshje shumë e rëndësishme, me çekët që kanë dy pikë më pak, por edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Sylvinho e di rëndësinë e kësaj sfide, ku humbja është e ndaluar, por është i detyruar të lëvizë diçka në formacion, ku Arlind Ajeti duket se ka fituar balotazhin me Frederik Veselin për të zëvendësuar të dëmtuarin Ismajli.

Për formacionin anti-Çeki tekniku brazilian duket se i ka idetë të qarta, me shumë pak dilema. Edhe pse Strakosha nuk gaboi asgjë në sfidën me polakët, për portën duhet të rikthehet mes shtyllave Berisha. Portieri shpëtoi rezultatin në Pragë, në barazimin 1-1, me një pritje vendimtare. Në mbrojtje duket se Ajeti është i përzgjedhuri i teknikut Sylvinho. Braziliani vërtetë ka folur për shtatlartësinë e kundërshtarit, por në këtë rast ka zgjedhur eksperiencën e Ajetit, një nga heronjtë e mbetur të Francë 2016. Hysaj në të djathtë, Mihaj në të majtë e Gjimshiti janë të sigurtë për formacionin.

Mesfusha duket e palëvizshme. Ramadani do të veprojë para mbrojtjes, bashkë me Asllanin, ndërsa Bajrami do të jetë katalizatori i lojës. Në linjë me të, por operativë në të dy krahët do të jenë Seferi e Asani. Sulmuesi nga Kumanova do të luajë në të majtë, ku është i favorizuar ndaj Uzunit. Diferencën e bëjnë karakteristikat difensive më të theksuara se goleadori i Granadës.

 

Në vijën e parë të sulmit, dëmtimi i Brojës ka thjeshtuar zgjedhjen e teknikut për të rikonfirmuar Sokol Cikalleshin. Braziliani kërkon të ruajë ekuilbrat dhe është i orientuar
ta nisë me veteranin, duke e lënë Dakun të paktën nga fillimi në pankinë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top