Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Ashtu sic kishin paralajmëruar, studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.

Studentët e mjekësisë kanë nisur marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit. Prej më shumë se një jave kanë bojkotuar mësimin, teksa i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga ky vendim.

Rikujtojme se sipas vendimit, studentët që nisin këtë vit studimet, duhet të qëndrojnë për 5 vite ne vend. Studentët e Mjekësisë nga viti i dytë deri në të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën, ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top