Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të mos marrë në shqyrtim dy ankesat e grupimeve në Partinë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kujtojmë që grupimi i Enkelejd Alibeajt ankimoi vendimin e KQZ-së, që kërkoi plotësimin e dokumentacionit, ku Lulzim Basha autorizonte Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 2023-it. Sipas KAS, kërkesa e Alibeajt nuk është pranuar për shkak se KQZ-ja nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Ky institucion ka marrë vetëm një vendim të ndermjetëm. Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e grupimit të Berishës. Ai kërkonte të njihet si kryetar i PD-së e për rrjedhojë të përdorë vulën dhe logon e kësaj partie zgjedhjet e 14 Majit. Sipas KAS-it kërkesa e tij nuk mund të pranohet për shkak se mungon legjitimiteti.
Në momentin që KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë këtë cështje, vendimi është sërsh i Celibashit. Ai duhet të thërrasë një mbledhje publike, për të vendosur regjistrimin apo jo të PD, pa ose me firmën e Lulzim Bashës.