Sulmi në veri të Kosovës, Albin Kurti mbledh qeverinë: U cënua siguria e integriteti territorial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë deklaroi se nga sulmi terrorist është kërcënuar siguria e vendit e është cenuar integriteti territorial. Ai para kabinetit qeveritar tha se e diela dëshmon rrezikun, qëllimin dhe potencialin e grupeve terroriste që i kanë luftuar për më shumë se 2 vjet.

“Të dielën u cënua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi, potenciali dhe gadishmëria e grupeve terroriste që i kemi luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë. Mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. U përfshinë individë të sanksionuar nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim në Kosovë për vepra penale”, u shpreh Kurti.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top