Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e sotme në vendin tonë do të mbizotërojnë kthjellimet në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në skajin jugor si edhe zonat juglindore pritet grumbullim i tyre duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova
Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat jugperëndimore. Ndërsa në zonat veriore dhe lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 11 gradë në Mitrovicë dhe në mesditë do të ngjiten deri në 27 gradë C në qytetin e Prizrenit.

Maqedonia e Veriut
Territori i MV do të vijoj me kthjellim dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së mërkurë, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat jugore dhe perëndimore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësira kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat verilindore të MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 11 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 30 gradë C në Shkup.

Europa
Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here priten edhe ministuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qendre ciklonare e zhvilluar mbi alpe. Po ashtu vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jetë dominante në gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe vendet e Europës lindore.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top