OKB: Ka prova se forcat ruse po kryejnë krime lufte në Ukrainë

Ka prova të vazhdueshme që forcat ruse po kryejnë krime lufte në Ukrainë, tha Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Këshilli pretendoi se sulmet në Ukrainë përfshijnë “sulme të paligjshme me armë shpërthyese, sulme që dëmtojnë civilët, tortura, dhunë seksuale dhe me bazë gjinore si dhe sulme në infrastrukturën energjetike”.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Kërkimit i Këshillit për Ukrainën tha se kishte “dokumentuar sulme me armë shpërthyese në ndërtesa banimi, një strukturë mjekësore funksionale, një stacion hekurudhor, një restorant, dyqane dhe magazina komerciale”.

“Këto sulme çuan në viktima civile, dëmtim ose shkatërrim të objekteve kryesore dhe ndërprerje të shërbimeve dhe furnizimeve thelbësore,” tha komisioni.

Komisioni dëgjoi personat e torturuar dhe citon një person të ketë thënë: “Sa herë që përgjigjesha se nuk dija apo nuk mbaja mend diçka, më bënin goditje elektrike… Nuk e di sa zgjati. Ndihej si një përjetësi.”

Komisioni raportoi se ushtarët rusë kryenin dhunë seksuale ndaj grave të moshave nga 19 deri në 83 vjeç dhe tha se vazhdon “të hetojë situata individuale të transferimeve të supozuara të të miturve të pashoqëruar nga autoritetet ruse në Federatën Ruse”. Për më tepër, komisioni tha se po heton se çfarë e shkaktoi shembjen e digës Nova Kakhovka në qershor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top