Kanye West vijon të shkaktojë trazira në Itali

Kanye West vazhdon të shkaktojë trazira në Itali. Me apo pa vetëdije reperi vazhdon të thyej ligje në disa nga qytetet italiane.

Së fundi teksa ishte i pranishëm me partneren e tij në Javën e Modës në Milano, ai u shfaq me një maskë në kokë.

Saktësisht e kishte mbuluar kokën me një triko të zeze. Por, sipas ligjit anti-terror, çdo gjë që mbulon identifikimin e një individi është e paligjshme dhe e dënueshme me një gjobë prej 2 mijë eurosh.

Ky ligj numër 533, është aprovuar në vitin 1997 për të luftuar terrorizmin.

Kujtojmë që edhe zyrtarët në Venecia kanë nisur hetimet për Kanye dhe Bianca pasi u fotografuan në një pozicion kompromentues gjatë një shëtitje me varkë, muajin e kaluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top