Nacional media në mbështetje të përjetshme me popullin Shqiptar të Kosovës

Edhe këtë herë qëndrojmë pranë popullit shqiptar në Kosovë. Denojmë me forcë pushtimin që shteti i Vuçiçit ka bërë në pjesën veriore të Kosovës. Natyrisht, jemi për paqe dhe zgjidhje paqësore të çështjes së komunave serbe në veri të Kosovës. Jemi gjithashtu për integrimin dhe përfaqësimin në institucionet e shtetit të Kosovës. Është e rëndësishme që të kemi përfaqësim kudo si qytetarë të Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe kufijtë e saj. Megjithatë, në kushtet e sulmeve të vazhdueshme, populli shqiptar duhet të përgjigjet si komb. Kosova rrezikon njohjen dhe anëtarësimin në OKB. Rrezikon kthimin e ushtrisë serbe në bazë të Rezolutës 1244.
Diplomacia evropiane ka lëvizur shumë në favor të Serbisë, etj. Në këto kushte, Shqipëria ka detyrimin të mbrojë trojet e veta në bazë të Kushtetutës dhe parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë kudo që janë.

Krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare është një domosdoshmëri për mbrojtjen e kufijve të saj. Natyrisht, në miqësi të përjetshme me SHBA-në dhe partnerët evropianë, jemi për tregti të lirë dhe heqje kufinjesh në Ballkan dhe kudo. Jemi për miqësi dhe dialog. Por në këto kushte, do të reagojmë si komb dhe do të përmbysim qeveritë e korruptuara dhe të shitura të Serbisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top