Lajçak pas sulmit në veri të Kosovës: Akt frikacak dhune, bie ndesh me parimet e paqes dhe bashkëpunimit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçka ka reaguar për sulmet që ndodhën ditën e djeshme në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës.

“Pas kthimit tim nga Nju Jorku, mora lajmin tronditës për një sulm ndaj policëve të Kosovës në veri të Kosovës. Një akt i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe bie ndesh me parimet bazë të paqes dhe bashkëpunimit. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Kjo ngjarje e tmerrshme thekson më tej nevojën për diplomaci dhe dialog parandalues, gjë që u theksua edhe gjatë ditëve të fundit kur mora pjesë në javën e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Gjatë javës së nivelit të lartë, fola me shumë liderë dhe kolegë botërorë. Ne të gjithë, secili në mënyrën tonë, theksuam rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit”, shkruan Lajçak ndër të tjera në Facebook.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top