Ndalohen dy serbë, hynë ilegalisht në Kosovë

Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues serb, në te cilën ka qenë edhe një pasagjer serb.

Sipas Policisë, ata janë ndaluar mbrëmë në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikave të kalimeve të rregullta kufitare.

Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top