Balla i përgjigjet Berishës: Prokuroria dhe Gjykata konfirmuan numrat e Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha për operacionin ‘Tempulli’.

Balla tha se shifrat dhe deklarimet e Policisë janë të konfirmuara edhe nga Prokuroria e Gjykata.

“Kam dëgjuar këtu, ‘Non gratën’ e kësaj salle teksa lidhur me operacionin Tempulli thoshte është një gënjeshtër nuk janë të vërteta ato numra. Në këtë rast shumë mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që konfirmuan ato prova që prezantoi Policia e Shtetit, ku plot 213 prej tyre janë sot në burg, 19 janë në arrest shtëpie, dhe këmba këmbës jemi duke kërkuar edhe 40 të tjerë të cilët janë në kërkim dhe natyrshëm që do të gjenden dhe do të vendosen para drejtësisë dhe 23 grupe kriminale sot kanë marrë një goditje. Ka mes tyre dhe drejtues të atyre grupeve dua të ndaj me ju informacionin e Europolit, që sapo është goditur një grupi madh që ushtronte aktivitetin e tij sa në Spanjë, sa në Shqipëri. Ku njëri që bërtet dhe ka pasur nderin e madh të jetë Ministër i Brendshëm i Shqipërisë duhet ta mbështesë dhe duartrokasë”, tha Balla.

 

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top