Ariana Grande bën kërkesën për divorc nga Dalton Gomez

Ariana Grande bëri kërkesë për divorc nga Dalton Gomez , pas vetëm dy vitesh martesë , sipas Page Six.

Artistja, e cila përfaqësohet nga avokatja e famshme Laura Wasser , përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes. Gomez thuhet se ka paraqitur kërkesën e tij të divorcit pothuajse njëkohësisht.

Insajderët i thanë gazetës se dyshja kanë qenë vërtet të kujdesshëm dhe respektues në çdo hap të këtij procesi”.

Page Six konfirmoi në korrik se Grande dhe Gomez ishin ndarë , me një burim që tha në atë kohë, “E morën vendimin së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miq.” Lajmi për ndarjen e Ariana erdhi pasi ajo u pa pa unazën e martesës teksa ndiqte turneun e tenisit Wimbledon në Londër.

Grande dhe Gomez u martuan fshehurazi në maj 2021 në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni, vetëm gjashtë muaj pasi ai i propozoi.

Aktorja e “Victorious” fillimisht e kishte mbajtur lidhjen e tyre private, por ajo e bëri publike romancën në maj 2020 kur ai u shfaq në videoklipin e saj “Stuck With U” së bashku me Justin Bieber dhe Hailey Bieber.

Grande ka qenë e fejuar më parë me Pete Davidson , por ata u ndanë në tetor 2018 pas vetëm pesë muajsh së bashku.

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top