Messi, nga vendet në tavolinë te këpucët. Zakonet maniakale që nuk i dinit për “Pulga”

Në radhët e Inter Miami, Lionel Messi duket se po përjeton një rini të dytë. Pulga ka shënuar 11 gola në po aq ndeshje mes Leagues Cup, US Open Cup dhe MLS. Edhe në Florida, argjentinasi ka ruajtur zakonet e tij, disa prej të cilave janë padyshim shumë interesante e deri madje maniakale.

“ÇDOKUSH NË VENDIN E TIJ”
“Para se të fle – ka zbuluar Messi në një intervistë të fundit – e lë tryezën gati për të nesërmen. Në mëngjes të gjithë duhet të ulen në vendin e tyre dhe gjithmonë në të njëjtën karrige. Kjo vlen si për mua ashtu edhe për Antonelën dhe fëmijët”. Kështu që, nga biseda për tavolinën te gatimet e preferuara të Pulga, nuk është një devijim i madh: “Më pëlqejnë shumë makaronat dhe mishi i pjekur. Nuk mund të ha shpesh çokollatë, por herë pas here më pëlqen”.

 

MESSI E RAPORTI ME ATLETET
“Kur kthehem në shtëpi heq menjëherë atletet – vazhdoi ish-lojtari i Barcelonës –. E këtë e bëj edhe kur shkoj në shtëpitë e njerëzve të besuar”. Në fund edhe një koment për pijen e tij të preferuar: mate (pije tipike e Amerikës së Jugut): “Më parë e pija ëmbël, më pas u mësova ndryshe dhe sot e pi të nxehtë dhe të hidhur”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top