Çfarë thotë Mbreti Charles për të ardhmen e monarkisë britanike

Një vit pasi vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II shkaktoi pyetje për të ardhmen e monarkisë britanike, mbretërimi i mbretit Charles III është shënuar më shumë nga vazhdimësia sesa nga transformimi, nga ndryshimet në stil dhe jo nga thelbi.

Charles, i cili priti më shumë se 70 vjet për t’u ngjitur në fron, kaloi pa probleme në rolin e tij të ri, duke shmangur polemikat dhe duke anashkaluar reformat e mëdha pavarësisht pyetjeve nëse një mbret i pazgjedhur mund të përfaqësojë ende popullin e Britanisë moderne.

Pas pushimeve verore, Charles III thirri djalin e tij të madh dhe njëkohësisht trashëgimtarin pasues, William, në një samit privat për të përfunduar planet për vitin e ardhshëm. Ai e ka mbushur ditarin e tij me angazhime për të gjithë vendin, ndaj dhe shprehet se i pret një epokë e re.

Në ditar ‘Madhëria e tij’ ka planifikuar një vizitë shtetërore të shumëpritur në Francë dhe do të shënojë turneun e tij të parë në Commonwealth me një vizitë në Kenia në vjeshtë. Ai gjithashtu ka rënë dakord me një kërkesë nga Ministria e Jashtme për një vizitë historike në Kanada vitin e ardhshëm, një nga 14 mbretëritë britanike dhe të paktën dy vende të tjera evropiane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top