Mourinho e ka me arbitrin që do gjykojë Shqipërinë në Çeki: “Nëse flas më japin 10 javë skualifikim”

Anglezi Antony Taylor do të jetë ai që do të vendosë drejtësi në sfidën delikate mes Republikës Çeke e Shqipërisë, që vlen kreun e grupit E kualifikues për Euro 2024. Ai konsiderohet si arbitri më i mirë në Premier League, por megjithë vlerësimet për të, 44 vjeçari nuk i ka shpëtuar polemikave. Kontestimet e fundit ndaj Taylor kanë qenë ato të finales së Europa League mes Sevillas dhe Romës, që bëri Joze Mourinho të dilte nga vetja. Portugezi madje shkuar për tu konfrontuar me të në parkingun e stadiumit. E tani, Special One i kthehet sërisht historisë.

“Finalja Roma-Sevilla? Nëse them atë që mendoj… dhjetë ndeshje pezullim”. Kështu José Mourinho, trajneri i Romës, i rikthehet humbjes në finalen e Europa League në një video në kanalet sociale të Sky. “Nuk kam qarë kurrë në fushë pas një disfate. Ndonjëherë qaj pas fitores dhe këto të dyja kanë qenë historike për Romën”, shtoi trajneri portugez për dy finalet evropiane me Romën, atë që fituan në Conference League kundër Feyenoord në Tiranë dhe atë të humbur ndaj Sevilla në Europa League.

 

Mourinho, në qendër të polemikave në Itali për nisjen e kampionatit të verdhekuqve me një pikë në renditje pas tre javësh, nuk harron të shkuarën e afërt. Tekniku portugez kujton se, pavarësisht situatës aktuale, dy sezonet e tij të mëparshme i kanë sjellë Romës mundësinë të luajë në dy finale evropiane. Një arritje që në ato anë nuk ka qenë tamam në rendin e ditës…

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top