Celibashi shpjegon pse regjistroi anëtarët e KZAZ-ve të PD-së, pa regjistruar ende vetë PD-në

Ilirjan Celibashi shpjegoi sot regjistrimin e anëtarëve të KZAZ të Partisë Demokratike, edhe pse kjo forcë politike nuk është regjistruar ende si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore.

“Vendimmarrja u imponua nga rrethanat, procedurat që duhet të kryejnë komisionet zonale që lidhen me regjistrimin dhe depozitimin më tej të dokumenteve të kandidimit. Nuk është rasti i parë që anëtarët e KZAZ nuk bëhen në mbledhje publike. Zakonisht në mbledhje bëjmë regjistrimin fillestar. Edhe në rastin në fjalë, për një pjesë të KZAZ ne i kemi emëruar më parë, emërimi është bërë dje sepse duhej të merrnin detyrën më së shumti sekretarët e KZAZ, që kanë një funksion kryesor në administrim.

Është vendosur në minutën e fundit, për të mos bllokuar procesin më poshtë. Ne kemi emëruar anëtarë të KZAZ, persona që janë paraqitur nga personi legjitim për komunikim me KQZ. Sefa ka gjithë legjitimitetin, nuk po bëjmë asgjë që ka cënuar një aspect legjiim. Se kush rri në PD kjo nuk është cështja jonë, Sefa është legjitim për të paraqitur kërkesa për anëtarë të KZAZ. Është e ndryshme nga cdo kërkesë tjetër, dhe më së shumti nga kërkesa për regjistrimin e një subjekti zgjedhor.” u shpreh Celibashi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top