Në Romë aludojnë një sherr mes Jose Mourinho e senatorëve të skuadrës, Zazzaroni: “Është një k*rllik”

Frymë zhgënjimi në shtëpinë e Romës. Pas tre javësh, verdhekuqtë janë ende në 1 pikë në renditje. E as ardhja e Romelu Lukaku nuk ka sjellë qetësi në dhomat e zhveshjes së kryeqytetasve. Një situatë që do të analizohet gjatë pauzës nga Mourinho, që ndërkohë është në qendër të thashethemeve që e shohin si protagonist të një diskutimi të ashpër me disa lojtarë. Zazzaroni ndërhyri në këtë çështje duke shpjeguar se si qendrojnë gjërat sipas tij.

Pas humbjes kundër Milan të premten mbrëma në Serie A, Mourinho u mbyll në një heshtje shurdhuese për shtyp. Një vendim i portugezit edhe në shenjë proteste kundër arbitrimit. Për Special One, penalltia e dhënë për kuqezinjtë ishte bujare. E megjithatë ka zëra që përflasin një sherr mes teknikut dhe disa senatorëve të Romës. Disa radio romane flasin për një situatë të ashpër ballë për ballë ku Mourinho shprehu zhgënjimin e tij me paraqitjen. Lojtarët janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë, duke theksuar se taktika e përdorur nuk është e përshtatshme për karakteristikat e tyre.

E VËRTETA SIPAS ZAZZARONI
Por mbi sherrin e pretenduar mbretëron një mister. Ka nga ata që thonë se ka ndodhur dhe nga ata që thonë të kundërtën. Drejtori i Il Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, ka dashur të tregojë të vërtetën e tij për këtë çështje. Duke folur në emisionin “Tutti Convocati”, ai është shprehur kështu: “Është një k*rllik, është krejt e kundërta e gjithçkaje. Përballjet mes Mourinho dhe lojtarëve janë gjithmonë pozitive. Sherret janë të gjitha false”. Cila do të jetë e vërteta?

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top