U bënë vite që njeriu me punëtor në Tropojë i cili sapo ka nisur madatin e dytë si Kryebashkiak z.Rexhe Byberi sulmohet tinëzish nga kundërshtarë jo vetëm politikë por kundershtarë të zhvillimit e rimëkëmbjes së Vendlindjes tonë.. Media te papërgjegjshme me arsenal të pavërtetash mbledhin jo vetem paratë por dhe trillimet e disa trafikanteve e dhunuesve te ligjit dhe mbushin ekranet me skupe te shpifura.Rasti i djeshëm ku përgojohet Kryetari i Bashkise Tropojë është gënjeshtra e radhës gjoja për favorizim te familjarëve të tij në ndërtimin e një baze asfalti që do ju pergjjigjet investimeve në seri se po vijojnë në infrastrukturen e këtij komuniteti.Bashkia dhe as Kryetari nuk kanë tagrin dhe as kanë lëshuar asnjë leje. Jane organet e institucionet përgjegjëse që nga Ministria e deri te Gjykatat që kanë liçensuar këtë aktivitet në një karriere historike të rërës që prej viteve ’70.
Ne jemi të qartë se kush qëndron e investon këtë histori në prapaskene.Janë njerëzit në dëshpërim për humbjen përgjithmone jo vetëm të pushtetit por dhe të kredibilitetit.
Tropoja nën menaxhimin e z.Byberaj ka bërë hapa dekadash përpara.Kjo i shqetëson hajdutet dhe dallkauket. Tropoja e keq përdorur nga politika e mbrapshtë e atyre që inskenojne mashtrime mediatike sot ka zgjedhur rrugën e progresit.Kudo punë e investime te cilat po admirohen jo vetëm nga Komuniteti por dhe qindra mijëra mysafirë e turiste te huaj.