Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ja çfarë pritet

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 16:30. në kompleksin “Xibraku” në Tiranë, teksa priten dhe ndryshime në qeveri.

Kryeministri Edi Rama i pyetur disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet edhe pak deri në zhvillimin e mbledhjes Asamblesë Kombëtare.

Agjenda zyrtare e Asamblesë nuk është zbuluar, por do të jetë kryeministri Rama që do të mbajë një fjalim përpara anëtareve të Asamblesë.

Në fund të korrikut, kryesocialisti shkarkoi Damian Gjiknurin si sekretar i përgjithshëm dhe në vend të tij komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ia besoi Bledi Çuçit.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top