Video/ Luis Alberto e Kamada dënojnë Napolin: Sarri festë në ish-shtëpinë e tij

Goditje e madhe e Lazio në Maradona. Në javën e tretë të Serie A, skuadra e teknikut Sarri mundi 2-1 Napolin. Tre pikët e para të sezonit për teknikun pikërisht në ish-shtëpinë e tij. Në pjesën e parë ishin napolitanët që bënë ndeshjen, por ishte Luis Alberto (30′) ai që zhbllokoi sfidën me një finte brilante, pas asistit të Felipe Anderson. Një magji ndaj të cilës të besuarit e Garcia u përgjigjën menjëherë, me një goditje me të djathtën e Zielinskit (32′) të devijuar lehtë pas Provedel nga Romagnoli. Në pjesën e dytë, Kamada (52′) u kujdes për të shënuar golin që vendosi ndeshjen, pas një tjetër lëvizjeje të shkëlqyer të Felipe Anderson dhe Luis Alberto. Në pjesën e dytë, dy gola të bardhekaltërve u anuluan me ndërhyrjen e VAR për shkak të pozicioneve të parregullta të Zaccagni.

Dy gola “të vërtetë”, dy të anuluar. Lazio mundi 2-1 Napolin, tronditi edhe një herë stadiumin Maradona e mori pikët e para të sezonit. Bardhekaltrit hodhën kështu hijet e para mbi kampionët, që nuk duken më si makina e golit të disa muajve më parë. Goditje e shkëlqyer me takë e Luis Albertos pas gjysmë ore, ishte imazhi i një ndeshje ritmike. Zielinski barazoi pas dy minutash, por vetëm sa ndezi agonizmin. Në pjesën e dytë, pas një goditjeje fillestare të Zielinski që u refuzua nga Provedel, kishte shumë Lazio dhe shumë pak Napoli. Kamada bëri 2-1 në minutën e 52′, e pastaj golat e anuluar ndaj Zaccagni (67′) dhe Guendouzi (71′) për shkak të pozicionit jashtë loje me disa centimetra shërbyen vetëm për të krijuar polemika.

 

Serie A Italy

Bologna 2-1 Cagliari
Udinese 0-0 Frosinone
Atalanta 3-0 Monza
Napoli 1-2 Lazio

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top