Partizani debuton me Laçin, transfertë për Tiranën: ja ndeshjet e javës së dytë të Superiores

Javën e dytë e Superiores do të luhet e ndarë në tre ditë, përpara se t’i lërë skenën kombëtares. Partizani e Teuta, që panë ti shtyhet ndeshja hapëse për shkak të impenjimit të të kuqve në Conference League, do të bëjnë debutimin në kampionat. Ndërsa të tjerët do të provojnë ti japin vazhdimësi rezultateve, apo të ndryshojnë trendin.

Erzeni, pas pikës me Laçin në transfertë do të presë Vllazninë të premten në orën 16.00. Shkodranët vijnë nga suksesi me Kukësin dhe kërkojnë të përfitojnë nga kalendari i lehtë në letër për të bërë pikë të plota. Në mbrëmje pastaj, Skënderbeu do të presë Dinamon në Korçë, në një përsëritje të sfidës së vitit të kaluar në Kategorinë e Parë. Bardhekuqtë fitues në debutim ndaj Egnatias, do të tentojnë të bëjnë bis. Nëndetësja, tashmë bojëqielli, do të synojë të rikuperojë humbjen në derbin me Tiranën.

Bardheblutë janë të thirrur në cështje të shtunën në orën 19.00 për tu ndeshur me Teutën. Shehi kërkon ti japë skuadrës vazhdimësi, ndërkohë që Longo do të ketë debutimin si trajneri i bregdetarëve në ndeshje zyrtare. Java e dytë mbyllet të dielën me Kukësin që do të luajë përpara publikut të shtëpisë me Egnatian. Dy skuadrat humbëse në debutim do të mundohen ti bëjnë gjërat ndryshe. I fundit do të zbresë Partizani, që armikun kryesor ka lodhjen e mesjavës së playoff-it europian. Të kuqtë do të presin Lacin e teknikut debutues Skerdi Bejzade, që shpreson të marrë pikë kundër ish-skuadrës së zemrës.

 

SUPERIORE, JAVA II
01/09/23
Erzeni 16 : 00 Vllaznia
Skënderbeu 19 : 00 Dinamo
02/09/23
Teuta 19 : 00 Tirana
03/09/23
Kukësi 16 : 00 Egnatia
Partizani 19 : 00 Laçi

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top