Hidhet shorti, formohen grupet e Champions: Milan më i pafati, shkon mirë për City, Real e Barcelona

Edicioni 2023/2024 i Champions League merr formë në Montecarlo. Short i hidhur për Milan, por jo për Inter, Real Madrid, Barcelona e City. Sidoqoftë grupi i hekurt është vetëm ai F, ku Milan do të gjejë shoqërinë e pakëndshme të Paris Saint Germain, Borussia Dortmund e Neëacstle. Më të përballueshme grupet e tjera, ku pretendentët janë gjithnjë dy.

E megjithatë futbolli i madh i sfidave epike nuk do të mungojë. Në Grupin A Bayern e Manchester United kanë për të zgjidhur hesape historike. Arsenal e ka gjetur veten në një grup komod B, pas një mungese të gjatë në kompeticion. Interesant do të jetë edhe përballaj e grupit C mes Napolit të Garcia dhe Real Madrid i ish-teknikut Ancelotti.

– GRUPI A
Bayern Munich, Manchester United, Copenaghen, Galatasaray

– GRUPI B
Sevilla, Arsenal, PSV Eindhoven, Lens

– GRUPI C
Napoli, Real Madrid, Sporting Braga, Union Berlin

– GRUPI D
Benfica, Inter, Salsburg, Real Sociedad

– GRUPI E
Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtic Glasgow

– GRUPI F
Psg, Borussia Dortmund, Milan, Newcastle

– GRUPI G
Manchester City, Lipsia, Crvena Zvezda, Young Boys

– GRUPI H
Barcellona, Porto, Shakhtar Donetsk, Antwerp

SHORTI I GRUPEVE
Shorti për grupet e Ligës së Kampionëve wshtë hedhur të enjten më 31 gusht në orën 18:00. Të 32 skuadrat ishin të ndara në katër vazo. Vazo 1 përbëhej nga kampionët në fuqi, fituesit e UEFA Europa League dhe gjashtë kampionë kombëtare. Vazot, nga ajo dy deri në atw katër, ishin të përcaktuara nga renditja e klubeve sipas koeficientwve tw UEFA-s. Asnjë ekip nuk mund të luante nw grupe kundër një tjetri nga i njëjti kampionat.

 

PAS SHORTIT
Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin e 1/8. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me nënkampionët e grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/8 të turneut.

DATAT E GRUPEVE TË CHAMPIONS
Dita e parë: 19/20 shtator 2023
Dita e dytë: 3/4 tetor 2023
Dita e tretë: 24/25 tetor 2023
Dita e katërt: 7/8 nëntor 2023
Dita e pestë: 28/29 nëntor 2023
Dita e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top