Mblidhet grupi parlamentar, Berisha: Edi Rama mban Belerin si të burgosur politik

Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Në komunikimin e tij, ish-kryeministri ka nënvizuar çështjen ‘Beleri’, për të cilin shprehet se po mbahet si i burgosur politik nga kryeministri Edi Rama.

“U përpoq të zëvendësonte Lajçkaun e Eskobarin dhe të dilte tani ky si ndërmjetësuesi ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Edhe drafti përfundoi në koshin e humorit, talljes, përçmimit që meritonte. Edi Rama është turpi i Shqipërisë, i shqiptarëve. Çdo ditë që kalon është një mbulim turpi për ne. Është i vetmi Kryeministër në rajon që refuzohet nga dy Kryeministra të vendeve fqinj, në mënyrën më të merituar. Ai nuk ka më një minutë të qetë në shpirtin e tij, sepse është zbërthyer tërësisht lidhja me krimin.
Nuk u prit në Athinë, sepse samiti ishte për një deklaratë historike, që përbën dokumentin legal të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Ky shkelmon vlerat evropiane, mban në burg Fredi Belerin, si të burgosur politik, që të skadojë afati 90 ditor dhe të mos betohet. Të besosh nacionalizmin e Edi Ramës është si të besosh turpin.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top