Hetimi i SPAK te “Sterilizimi”/ Rama inspektim te “Shefqet Ndroqi”: Askush të mos mbetet i pandëshkuar

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndodhen për inspektim mesditën e sotme në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Rama tha se koncesioni i sterilizimit ka garantuar standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore. Më tej shton se hetimi siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit, madje tha se procesi nuk do bllokohet për shkak të arrestimeve.

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”- thekson kreu i qeverisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top