Video/ Napoli likuidon Sassolon në Maradona, Garcia e nis mbarë: Genoa fundos Lazion në Olimpico

Napoli nuk gaboi në ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon. Në javën e dytë të Serie A, e para mes mureve miqësore si kampion, djemtë e Rudi Garcia mundën 2-0 Sassuolon, duke mbetur me pikë të plota në renditje. Menjëherë agresivë, napolitanët kaluan në avantazh në minutën e 16′ falë penalltisë së saktë të Osimhen. Më pas dyfishuan në pjesën e dytë me kapitenin Di Lorenzo (64′) pas gabimit të Raspadorit nga pika e bardhë. Sassuolo, me 10 lojtarë nga minuta e 50′, nuk arriti të shqetësojë kampanët që në Maradona rifilluan ashtu si mbyllën sezonin e kaluar, me sukses dhe me festë.

NAPOLI 2-0 SASSUOLO
Mirë edhe e para në Maradona për teknikun Rudi Garcia. Si kundërshtar, francezi nuk kishte fituar kurrë në këtë stadium, por ia del mbanë në tentativën e parë me një paraqitje bindëse nga skuadra e tij. Napoli kishte ritëm dhe një Osimhen që bën diferencën. E trajneri kënaq dëshirën e djemve të tij për t’u argëtuar duke propozuar një 4-2-4 në finale me Simeone përkrah golashënuesit nigerian. Shumë e dorëzuar Sassuolo, i kushtëzuar në pjesën e dytë edhe nga përjashtimi i Maxime Lopez. Lojtari vendosi të ofendonte arbitrin duke u larguar kështu nga ndeshja. Të shtunën mbërrin Lazio e plagosur e teknikut Sarri, që do të mundohen të pengojnë rrugën e pathyeshmërisë së Napolit.

 

LAZIO 0-1 GENOA
Lazio mbetet në kuotën zero. Ndaj Genoa, skuadra e teknikut Sarri përsëriti humbjen në Lecce. Goli i parë i Mateo Reteguit në Serie A në minutën e 16′ fiksoi rezultatin. E zbehtë dhe e paqartë ndjekja e rezultatit nga bardhekaltrit. Lazio, me Hysaj në pankinë, patën një impakt të butë me lojën dhe më pas nuk mundën të gjenin shtytjen e duhur për të rimarrë rezultatin. Genoa ngjitet në renditje me një fitore të çmuar. Kështu Gilardino mund të festojë suksesin e tij të parë në Serie A si trajner.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top