Dua Lipa flet për fillimet e karrierës si modele

Dua Lipa ka folur së fundmi se si ishte të ishe një modele e re para se të niste karriera e saj në këngë.

Në një intervistë me Vogue France më 24 gusht, këngëtarja “Levitating” u shpreh se si e filloi karrierën e saj si modele. Kur u pyet nëse ishte e vërtetë që kur filloi të merrej me modeling, iu tha se duhej të humbiste peshë, Lipa konfirmoi se historia ishte e saktë.

“Po! U ndjeva mirë ashtu siç isha. Nuk kisha asnjë arsye të doja të ndryshoja,” tha ajo për gazetën, pa zbuluar identitetin e personit. Megjithatë, përvoja bëri që ajo të kishte pasiguri. “Sigurisht, kam pasur pasiguri – raste kur kam vënë në dyshim pamjen time. E di se sa e dhimbshme mund të jetë të ndihesh jo mjaftueshëm mirë”, tha këngëtarja.

Ndërsa po përpiqej të niste karrierën e saj si modele, Lipa punonte në restorante dhe klube nate për të fituar para shtesë në moshën 16-vjeçare. Sado e vështirë të ketë qenë ajo shtoi se i pëlqeu përvoja. “Vërtet kam jetuar gjithçka si një përvojë të çmendur. Kam bërë miq të shkëlqyer. Plus, unë kërceja dhe më pëlqen shumë kërcimi”, shtoi Lipa për Vogue France./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top