Aksidenti te diga e liqenit, 26-vjeçari jep dëshmi kontradiktore

Shoferi i ‘BMW X6′, që përfundoi në digën e Liqenit të Tiranës, Eldi Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore para oficerëve të policisë gjyqësore. Fillimisht ai ka thënë që nuk ka qenë drejtues i mjetit, më pas e ka pranuar. Allushi ka delaruar se shkak i aksidentit ka qenë një defekt teknik në makinë.

Burime policore thonë 26-vjeçari nuk ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur ngjarja. Ndërsa janë marrë kampionë gjaku po bëhen analiza për të mësuar nëse ka përdorur lëndë narkotike.

Në makinë kanë qenë dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është shoqëruar në polici, ndërsa tjetri po kërkohet për t’u marrë në pyetje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top