Një fantazist për një merkato me fantazi: Barcelona prezanton drejtorin sportiv, portugezin Deco

Barcelona ka prezantuar zyrtarisht drejtorin e ri sportiv të ekipit të parë. Presidenti blaugrana, Johan Laporta, në fakt ka njoftuar nënshkrimin me portugezin Deco për tre sezone. Ish-fantazisti luajti për Barçën nga viti 2004 deri në vitin 2008. Barcelona ka patur një merkato transferimesh të bllokuar nga vështirësitë ekonomike. Katalanasit ëndërronin shumë rikthimin e Messi dhe atë të Neymar, por për asnjërin prej tyre nuk ishin kushtet e nevojshme.

Paradoksalisht, objektivat e mëdhenj në hyrje ishin rikthimi i Oriol Romeu, që mori vendin e Busquets dhe ardhja me parametër zero e Gundogan. Në dalje emrat ishin më të rëndësishëm: Dembele, Griezmann dhe Kessie. Një merkato me buxhet të ulët, por gjërat janë gati të ndryshojnë. Ose të paktën ky është mesazhi që klubi dëshiron të japë me zyrtarizimin e drejtorit të ri sportiv. Në fakt, Deco do të marrë frenat e merkatos blaugrana, duke nënshkruar një kontratë për tre sezonet e ardhshme.

KARRIERA PAS TËRHEQJES
Vendimi për t’u fokusuar te portugezi është rezultat i shumë faktorëve. Para së gjithash lidhja e tij me Barcelonën, skuadër për të cilën luajti nga viti 2004 deri në 2008. Më pas miqësia që e lidh me Xavi. Me teknikun ai ishte shok dhe, në një farë mënyre, mentor në fillimet e karrierës së spanjollit.

 

Për më tepër, pas tërheqjes nga futbolli, Deco ndihmoi super-menaxherin Jorge Mendes. Marrëdhëniet e tij të privilegjuara me portugezin që asiston CR7 dhe yjet e tjerë të futbollit botëror mund të jenë një ndihmë e madhe për merkaton e transferimeve të Barcelonës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top