Aksidenti me tre viktima te mbikalimi TEG-ut, Ruçaj u pajis me patentë 1 vit më parë

Drejtuesi 20-vjeçar i ‘Audi’-t që shkaktoi aksidentit tragjik ku mbetën të vdekur persona, Klevis Ruçaj, kishte 1 vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë. Brenda pak muajsh, i riu ishte gjobitur 5 herë nga policia rrugore. Ai kishte kryer shkelje të qarkullimit të tipit: shpejtësi, përdorim celulari në timon, parakalim dhe veprime të ndaluara.

  1. Rastet e gjobitjes:
  2. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
  3. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
  4. Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022
  5. Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022

Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022
Ditën e djeshme një aksident tragjik është regjistruar në mbikalimin e TEG. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke lëvizur 20-vjeçari. Kjo ka bërë që të humbë kontrollin e makinës dhe të ‘fluturojë’ nga mbikalimi i TEG. Ai përfundoi poshtë në autostradë mbi një tjetër makinë. Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit. Vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ‘Audi’, Ruçaj, vdiq disa orë më vonë në spital

20-vjeçari ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë, pasi shpesh postonte video në rrjetin e tij social TikTok duke lëvizur me makina luksi e me shpejtësi deri në 270 km/h.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top