Ekzekutohet gjatë fushatës zgjedhore kandidati për president në Ekuador

Një nga kandidatët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Ekuadorit është qëlluar për vdekje gjatë një tubimi të fushatës së tij elektorale.

Fernando Villavicencio, një anëtar i asamblesë kombëtare të vendit, u sulmua teksa po largohej nga tubimi në qytetin verior të Kuitos.

Një anëtar i ekipit të tij të fushatës i tha mediave vendase se Villavicencio po hipte në një makinë kur një burrë doli përpara dhe e qëlloi në kokë. Presidenti aktual Guillermo Lasso u zotua se “krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar”.

Dëshmitarët thanë se Villavicencio, 59 vjeç, u qëllua tre herë. I dyshuari u qëllua gjithashtu në një shkëmbim plumbash me sigurinë dhe më vonë vdiq nga plagët e tij, tha prokurori i përgjithshëm i vendit. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ekuador është planifikuar të mbahet më 20 gusht.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top