Kyle Walker mbetet lojtar i Manchester Cityt.
Sipas ekspertiti të transferimeve Fabrizo Romano, Walker është gati të nënshkruajë kontratë të re me kampionin e Champions League.
Anglezi ka refuzuar skuadrën e Bayern Munchenit , trajneri i skuadrës gjermane Thomas Tuchel e dëshironte atë në ekip, por Walker e ndau mendjen që të qëndrojë në Premier League.
Fituesi i Tripletës është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2017 e që asokohe ishtë blerë për 45 milionë euro nga Tottenham Hotspur.
Ai me ekipin anglez ka fituar pesë Premier League, katër kupa EFL, dy kupa FA , dhe një Champions Leauge.