Itali/ Zjarrfikësit luftojnë me zjarret në ishullin e Sardenjës, 4 të lënduar

Katër persona janë plagosur dhe qindra hektarë tokë të shkrumbuara nga flakët, pasi më shumë se 40 vatra zjarri shpërthyen në rajonin e Sardenjës mes motit të nxehtë, të thatë dhe me erë, raportojnë mediat e huaja.

Raportohet se 600 persona u evakuuan në Posada, në zonën Nuoro. Gjithashtu në jug disa zona janë në gjendje të jashtëzakonshme. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë se zjarret janë shkaktuar me qëllim.

Administratorët lokalë paralajmëruan se zjarret, të cilat shpërthyen ditët e fundit për shkak të erërave veçanërisht të forta, mund të shkaktojnë ndërprerje shtesë të transportit në zonat e prekura. Dukshmëria e ulët nga tymi dhe hiri mund të përkeqësojnë vonesat e trafikut dhe bllokimet në rajon, shtuan ata.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top