Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në Dnipropetrovsk, vritet në luftime ish-deputeti ukrainas

Prej më shumë se 530 ditësh, Ukraina vazhdon të përballet me sulme të njëpasnjëshme me raketa dhe dronë nga Moska. Mbrëmë gjatë luftimeve, në fushë afër Zaporizhzhia, u vra ish-deputeti ukrainas, Serhiy Slabenko, ndërsa luftime të ashpra kanë vijuar edhe gjatë natës në e Dnipropetrovsk.

Një breshëri raketash ka goditur disa rajone të Ukrainës gjatë orëve të fundit, nga të cilat u vra edhe ish-deputeti ukrainas Serhiy Slabenko, i cili ndodhej në frontin e luftimeve Zaporizhzhia. Këtë lajm e bënë të ditur vetë autoritetet ukrainase. Serhiy Slabenko, i cili ishte deputet midis viteve 2002 dhe 2006 do të kishte mbushur 58 vjeç për 20 ditë.

Ndërsa luftime të ashpra kanë vijuar edhe gjatë natës në Ukrainë, ku dy rrethe të rajonit të Dnipropetrovsk u bombarduan mbrëmë. Kreu i administratës ushtarake, Serhii Lysak, shkroi në Telegram se një raketë armike goditi rajonin dhe shkaktoi shpërthime në lagjen Synelnyky.

Kievi, nga ana tjetër, ka goditur dy ura që lidhin Krimenë me rajonin e pushtuar Kherson. Në planin diplomatik, ka shpresa nga bisedimet për paqe në Jeddah, të cilat flasin për konsultime produktive.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top