Andrew Tate dhe vellau i tij lirohen nga burgu shtëpiak

Influenceri kontraverz i bërë senzacion vitin e fundit Andrew Tate është liruar nga burgu shtëpiak në Rumani deri në vendimin e gjykatës ndaj akuzave për përdhunim dhe trafikim të njerëzve.

Andrew dhe vellau i tij Tristan ishin arrestuar në mars deri më tani ata kanë kundërshtuar akuzat.

Vëllezërit tani mund të lëvizin të lirë në Bukuresht dhe në rrethinën e saj. Ata duhet ta lajmërojnë policinë kur këshillohen ta bëjnë një gjë të tillë dhe duhet ta paralajmërojnë për ndonjë ndryshim eventual të adresës, raporton BBC.

Atyre iu është ndaluar kontaktimi i personave tjerë të akuzuar në lëndën e njëjtë, viktimat e dyshuara si dhe familjet e tyre. Thyerja e këtyre rregullave do të rikthente masën e burgut shtëpiak.

Një gjykatës do ta shqyrtojë pas 60 ditësh se a janë respektuar kushtet e lirimit nga arresti shtëpiak.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top