Parashikimi i motit: Temperaturat shkojnë deri në 36°C

Në orët e paradites do të vijojë ndikimi i motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova
Edhe gjatë ditës së hënë republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e mesditës kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar shira të përkohëshëm në zonat Veriperëndimore të saj. Parashikohet që nata dhe mëngjesi pasardhës të kthejnë sërisht motin e kthjellët.

Maqedonia e Veriut
MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë vendin. Kjo situate e motit të kthjellët do të na shoqërojë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 34 gradë C. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top