Video/ Onana debuton me United: një pasiguri që frikësoi anglezët, pastaj dy pritje të mëdha

Andrè Onana prezantohet në mënyrën e tij në ekipin e ri. Ish-portieri i Inter debutoi me fanellën e Manchester United në miqësoren prestigjioze kundër Real Madrid, të fituar 2-0 nga Blancos. Pavarësisht humbjes dhe pasigurisë në golin e parë të pësuar, kamerunasi u tregoi Djajve të Kuq se çfarë është në gjendje të bëjë. Dy pritje të shkëlqyera, një në pjesën e parë ndaj Vinicius dhe një në pjesën e dytë ndaj Joselu, sa për të dhënë një shije të cilësisë së tij për tifozët e rinj.

Fillimi i takimit dhe në përgjithësi i aventurës së tij të re, nuk ishte ai më i miri. Goli i pësuar menjëherë pas vetëm 5 minutash, edhe për shkak të një pasigurie të vogël në dalje. Në një top të gjatë, Onana doli për të kontrolluar, por mbeti në “gjysmë” të rrugës. E kështu Bellingham mund ta mposhtte me një prekje delikate. Kamerunasi shpengoi veten gjatë ndeshjes. Fillimisht në minutën e 24 ai neutralizoi tentativën e Vinicius me një refleks fantastik. Më pas, në minutën e 64′, ai u përsërit me një ndërhyrje të shkëlqyer, për të bllokuar goditjen e afërt të Joselu. Ndërsa në golin 2-0, të realizuar në akrobaci nga Joselu, Onana nuk mund të bënte asgjë.

KOMPLIMENTET E TEN HAG: “DEBUTIM I MIRË, E PANË TË GJITHË”
Në fund të takimit, menaxheri i United, Ten Hag, komentoi ecurinë e skuadrës dhe portierit Onana. Ja çfarë raporton Gazzetta dello Sport: “Kur luan kundër Real është e pashmangshme të lejosh mundësi sepse ata janë një ekip i madh me lojtarë të mëdhenj. Por në përgjithësi do të thoja se ishte një debutim i mirë për Andre Onana. Mendoj se të gjithë e panë. Kemi ende shumë punë për të bërë në mbrojtje. Siç e pamë me golin e dytë kur lamë vetëm Joselu në shtyllën e dytë. Por jam i sigurt se edhe Andre do të rritet dhe do të integrohet në stilin tonë të lojës”. Me pak fjalë, një fillim i mbarë për Onana, që tani dëshiron t’i tregojë United pjesën tjetër të repertorit të tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top