Gjykata e Lartë e la në burg, ministri i Jashtëm grek kërkon betimin e Belerit

Greqia e ka cilësuar si zhvillim negativ vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë për të lënë në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Jashtëm grek, Girogios Gerapetritis, i cili ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit si kryetar bashkie, brenda apo jashtë burgut.

“Ky është një zhvillim negativ, që përbën një shkelje të qartë të parimeve themelore të shtetit të së drejtës, të cilat Shqipëria duhet t’i respektojë dhe t’u përmbahet nëse dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të sigurojë menjëherë, ligjërisht apo administrativisht, betimin e menjëhershëm të Belerit brenda apo jashtë burgut. Ne do të vijojmë ta monitorojmë nga afër zhvillimin e kësaj çështjeje dhe do ta ngrejmë në të gjitha forumet nderkombëtare”, ka deklaruar kryediplomati grek për mediat vendase.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top