Celibashi shtyn regjistrimin e PD-së: Dokumentacioni i Alibeajt i paplotë, keni 48 orë kohë

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga grupi i Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë.  Kështu ai nuk ka regjistruar PD në zgjedhje. Ai i ka dhënë 48 orë kohë Lulzim Bashës, që figuron kryetar sipas regjistrimit të partisë në gjykatë, që të plotësojë dokumentacionin.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64. Sipas vlerësimit tim, duhet qe akti autorizues te jetë i qartë. Kush e lëshon autorizimin, për kë, dhe veprimet që duhet të bëjnë të autorizuarit të jenë të qarta. Për të parën është e qartë, nuk kemi paqartësi edhe me personat që autorizohen, të komponenti i 3-të.

Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa dhe të tjerët, vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim të Kodit Zgjedhor duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do të thotë që kush e lëshon autorizimin të jetë i qartë. Kush e lëshon të jetë i qartë dhe veprimet që lëshon i autorizuari të jenë të qarta. Ndaj ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara”,– tha Celibashi.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top