Hakerët të lidhur me Pekinin kanë hakuar e-mailen e ambasadorit të SHBA’së në Kinë Nicholas Burns në një operacion spiunazhi në të cilën besohet se janë komprometuar së paku qindra mijëra e-maila të qeverisë amerikane.
Zyrtarët e lartë të shtetit amerikan për Azinë lindore gjithashtu besohet se janë hakuar në sulmin kibernetik që u zbulua nga Microsoft më herët këtë muaj, raporton The Wall Street Journal.
Departamenti i Shtetit ka refuzuar të përgjigjët ndaj pyetjeve të gazetarëve për diplomatët e hakuar por tha se hetimet ndaj këtij operacioni të spiunazhit janë duke vazhduar.
Emrat që janë bërë publik si viktima të sulmit kibernetik janë ambasadori Nicholas Burns, Daniel Kritenbrink si dhe Sekretarja e Sektorit Komercial të SHBA’së Gina Raimondo.