Pas takimit me Riki Martin, Erjon Veliaj i përmend sumën kundërshtarit politik

Erjon Veliaj ishte këtë paradite në një takim elektoral në Rrogozhinë për promovimin e kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla. Gjatë fjalimit, Veliaj u mor edhe me kundërshtarët e tij politikë, që nga Sali Berisha deri te kandidati i opozitës Shkëlqim Hoxha, të cilin e thërriste në konfidencë si “Çimi”.

Por ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe Veliaj bëri një deklaratë të çuditshme se kur sulmoi kundërshtarin politik nga fundshpina, duke i përmendur “sumën”.

“Për sumën tate paske paske pas lekë” u dëgjua t’i thotë Veliaj kandidatit të Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxhës, të cilin e sulmon edhe si bixhosçi, kumarxhi etj.

Nuk dihet se përse Veliaj mendon se kundërshtari i tij politik duhet t’i shpenzojë paratë për sumën e tij, nuk dihet nëse do t’i sjellë më shumë vota ky lloj fjalori, por duhet thënë se përmendja e këtyre pjesëve të trupit të tjetrit, vjen pas vizitës së Riki Martin në Tiranë me ftesë të bashkisë së Tiranës.

Martin këndoi dje në Tiranë, por erdhi disa ditë para koncertit. Kjo ishte një periudhë e vështirë për Martin, që sapo ishte ndarë nga i dashuri i tij Jwan Yosef, pas gjashtë vitesh martesë.

 

“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme” – shpreh çifti pak ditë para vizitës në Tiranë.

Megjithë momentin e vështirë që po kalonte nga ndarja me partnerin, këngëtari i njohur ka shpërndarë shumë buzëqeshje në Tiranë dhe dukej shumë i lumtur në takimin që pati në zyrën e Erion Veliajt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top