Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në urën e Krimesë, dy të vdekur

Ura që lidh Krimenë me Rusinë u godit nga sulme që ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave të para, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

CNN i referohet reagimit të guvernatorit të Krasnodarit, Veniamin Kondratiev, i cili deklaroi në Telegram se një qendër shërbimi është ngritur për të koordinuar rastet e urgjencës dhe për të shpëtuar personat e bllokuar në trafik pranë urës.

Shpërthimet u dëgjuan në orën 3:04 dhe 3:20 me orën lokale, shkroi në Telegram Kanali “Grey Zone” dhe blogeri i Krimesë TalipoV Online Z. Kjo nuk është hera e parë që dëmtohet ura. Në tetor 2022, si pasojë e një shpërthimi, dy gjysmë seksione të seksionit të saj rrugor u shembën dhe u dëmtua binarja hekurudhore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top