Itali/ Anulohen rreth 1.000 fluturime për shkak të grevës

Greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali, që është mbajtur të shtunën, ka rezultuar me anulim të gati 1.000 fluturimeve, ka raportuar agjencia e lajmeve ANSA. Sipas sindikatave, të cilat kanë bërë thirrje për grevë, gati të gjithë punëtorët që është parashikuar të grevojnë, janë bashkëngjitur në aksion. Ato janë duke kërkuar kontratë të re kolektive gjashtë vjet pas skadimit të kontratës paraprake.

Pjesëmarrës kanë qenë edhe stafi tokësor, që është përgjegjës për shërbime të regjistrimit të udhëtarëve. Vetëm në aeroportet më të mëdha të Italisë: në Romë, Milano, Naponi dhe Venecia, qindra fluturime janë anuluar, duke prekur mbi 250.000 pasagjerë. Asociacioni për Mbrojtje të Konsumatorëve Codacons, beson se dëmet e shkaktuara nga anulimet e fluturimeve janë në vlerë të miliona eurove.

Përveç stafit tokësor, edhe pilotët e kompanisë Malta Air, që realizojnë fluturimet e kompanisë Ryanair në Itali, dhe pilotë të kompanisë ajrore Vueling, kanë marrë pjesë në grevë. Kjo është hera e dytë brenda një jave në Itali që është mbajtur grevë e shkallës së tillë. Grevat janë duke e goditur këtë shtet – të njohur për turistë – në pikun e sezonit dhe teksa Evropa dhe pjesë tjera të botës po përballen me temperatura shumë të larta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top