Një shembje masive ka ndodhur ditën e sotme në një aks rrugor në Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shembja ka ndodhur te vendi i quajtur “Guri i Rezit”.
Nga fotot dallohet rruga e bllokuar plotësisht, si dhe shkëmbinjtë e mëdhenj që kanë rënë nga shpati i malit.
Për fat të mirë, gjatë momentit të shembjes nuk ka patur makina në qarkullim.