Dele Alli shock: “Kam pësuar abuzime kur isha 6 vjeç e kur isha 8 shpërndaja drogë”

Dele Alli tronditi botën e futbollit gjatë programit “The Overlap”, të drejtuar nga Gary Neville. Dikur talenti i madh anglez, ndër të tjera, zbuloi detaje për fëmijërinë e tij shumë të vështirë: “Në moshën gjashtë vjeçare, një mik i nënës sime abuzoi me mua. Nëna ime ishte një alkoolike dhe vajtja edhe unë me të në rehabilitim më ndihmoi ta kuptoja atë”.

Mesfushori sulmues i lindur në vitin 1996, më pas, zbuloi ngjarje të tjera që e prekën dukshëm Neville: “Në moshën shtatë fillova të pi duhan dhe kur isha tetë fillova të shpërndaja drogë. Një i moshuar më tha se nuk do të kishin ndaluar një fëmijë me biçikletë, kështu që ecja me topin e futbollit në dorë dhe fshehur mbaja drogën.” Jeta komplekse e Alli si fëmijë, më pas, gjeti një pikë kthese kur u birësua nga një familje tjetër: “Unë u birësova nga një familje fantastike, nuk mund të kisha kërkuar njerëz më të mirë. Unë u përpoqa të jem djali më i mirë që mund të isha për ta. Unë kam qenë me ta që në moshën 12-vjeçare, pastaj nisa të luaj në ekipin e parë, si profesionist, në moshën 16-vjeçare… Gjithçka filloi që aty”.

ÇFARË NDODHI TE TOTTENHAM
Si i rritur, ish-lojtari i Tottenham ka rrëfyer se kishte kaluar momente të tjera shumë të vështira. Momente që e kishin bërë të mendonte seriozisht të tërhiqej. E për më tepër e kishin bërë të varur nga pilulat e gjumit: “Kur u ktheva nga Turqia, zbulova se duhej të operohesha. Gabova mendërisht. Vendosa të shkoj në një qendër rehabilitimi moderne që trajtonte varësinë, shëndetin mendor dhe traumat. E ndjeva se ishte koha ime. Nuk mund të të thonë shko, duhet ta marrësh vetë vendimin. Nuk mund të kërkoja më shumë ndershmëri dhe mirëkuptim, kur po merrja vendimin më të rëndësishëm në jetën time: të bëja diçka që të frikëson”.

ELOZHE PËR POCHETTINO
Fjalë vlerësuese për Mauricio Pochettino, i konsideruar nga anglezi si trajneri më i mirë dhe më i rëndësishëm i jetës së tij: “Pochettino më ndihmoi shumë në atë periudhë të karrierës sime. E kjo është arsyeja pse ishte e vështirë për mua kur ai u largua. Sepse pastaj erdhën trajnerë të rinj dhe ishte e vështirë për mua të isha i hapur. Ai ishte shumë i kuptueshëm me vendimet që merrja dhe më udhëzonte. Ai shqetësohej për mua si person dhe jo si futbollist. Ai ishte ajo që më duhej në atë kohë”.

Dele Alli i ka ide shumë të qarta për aventurën e re te Everton dhe trajnerin Sean Dyche: “Tani për tani, është vetëm një çështje që të rikthehem në fushë dhe t’i tregoj Sean Dyche se çfarë mund të bëj. Më duhet vetëm të kthehem në formë, kështu që nuk do të zgjasë shumë. Ndihem mirë për këtë. Ndoshta edhe disa javë dhe më pas mund të luaj përsëri dhe të shijoj futbollin. Jam gati për një sezon të mrekullueshëm dhe jam gati të përballoj çdo sfidë”.

 

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top