Largimi i Ahmetaj/ Berisha: U njoftua nga prokurori që e hetonte

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Ahmetaj u njoftua nga prokurori i tij duke i’u dhënë mundësia kështu që të largohet nga shqipëria.

Gjithashtu, Berisha tha se Ahmetaj ka ikur për azil jashtë vendit, me urdhër të Ramës.

“Prokuroria ose kontrollorët e saj njoftuan Ahmteajn para se sa të njoftonin parlamentin. Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e prokurorisë ishte fshehur 3 ditë nga Kuvendi i vendit. Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ultë morale, standardi më i ultë i organizatës kriminale të Ramës. Pasi pasuruan veten e tyre, sapo të thirren për të dhënë shpjegime, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Arratisja e tij tregon qartë se ishte rregulluar nga Rama”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top