Parashikimi i motit: Vendi përfshihet nga i nxehti afrikan

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gradualisht do të futet drejt valëvë të nxehtit afrikan. Kjo valë me epiqendër në jug të Italisë do të sjellë edhe në Shqipëri mot të kthjellët dhe të nxehtë. Temperatura shumë të larta do të regjistrohen në qarqet; Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë në disa zona të Ultësirës Perëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top