Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare skulptori i njohur Agim Rada

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare skulptori i mirënjohur Agim Rada.

Skulptori ishte shtruar në spital prej 2 ditësh. Ai vuante prej kohësh dhe mjekohej për një problem me mushkëritë, por nuk mundi ta fitojë betejën për jetën.

Agim Rada realizoi statujën e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu që ësjtë vendosur në parkun qendror të Budapestit.

Skulptori lindi më 24 maj 1953 në Tiranë. Punimet i tij përfshin statujat, skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, dhe Petro Marko.

“Krijimtaria ime nuk ka qenë kurrë e politizuar, figurat kanë qenë përherë figura të ndritura të kombit, që nuk i kanë shërbyer politikës së ditës, që sot janë në maj të Olimpit nesër gremisen në fund.

Unë kam bërë figura që i kanë rezistuar kohës, ndriçimit që ata vetprodhuan. Për këtë jemi shumë borxhli vendit tonë. Prandaj, derisa të jap frymë, unë jam në shërbim të kombit edhe të këtyre figurave”, shprehej ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top