Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Pas kërkesë së SPAK-ut drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, pasditen e sotme do të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Mësohet se Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet në orën 16:00, mbledhje që do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit. Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash e deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij. Bashkë me lejen për arrestimin është dhe ajo për kontrollin personal e të celularëve të tij.

Më herët SPAK ka vepruar me kontrollin e dy banesave, të partneres së z. Ahmetaj në Hamallaj dhe një vilë në zonën e Palasës që mendohet se disponohet nga ish-bashkëshortja e Ahmetaj. Të dy pasuritë janë sekuestruar nga SPAK dhe ka pasur një përpallje të tij me drejtësinë që e kundërshtonte këtë kontroll dhe sekuestro, sidomos për banesën në Hamallaj ku jetonte me bashkëjetuesen Erjola Hoxha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top