Gaz Bardhi: Dorëheqja e Bashës është çështje e mbyllur

Deputeti demokrat Gazment Bardhi shprehet se dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD është një çështje e mbyllur. I pyetur nëse ai do të rikthehet, duke qenë se figuron ende si kryetar në gjykatë, Bardhi rrëzoi të gjitha dyshimet.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Dorëheqja e zotit Basha është një çështje e mbyllur. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektive në regjistrin e partive politike.

Kurrsesi (nuk kthehet). Ama zoti Basha si çdo anëtar i PD e ka për detyrë të kontribuoj. Në dijeninë time është në Shqipëri, por kam disa ditë pa kontaktuar me të. Çdo anëtar duhet të kontribojë për të maksimalizuar fitoren”, u shpreh ai.

Më tej, deputeti demokrat kërkoi që të dyja grupimet të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 Majit. Gazment Bardhi mori shembullin e Bashkisë së Kurbinit, për të cilën tha se ka qenë një bastion tradicional i të djathtëve, por në dy mandate radhazi i është lënë PS.

“Për shkak të problematikave brenda partisë, ne kemi falur dy herë Bashkinë e Kurbinit. Kurbini është bastion i Partisë Demokratike.

Në 2015 kemi tërhequr kandidatin dhe në 2019 nuk u futëm në zgjedhje. Bashkia e Kurbinit tradicionalisht është një bastion i yni dhe e fitueshme nëse kemi një kandidat të unifikuar. Nëse dalim me dy, rrezikojmë për herë të tretë”, u shpreh Bardhi në News 24

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top